Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: Rreziku nga minat në Kosovë ende është aktual

Zëvendëskomandanti i njësitit për deminim në kuadër të FSK-së, Beslir Hoxhaj, ka thënë se ka ende rrezik nga minat në Kosovë, por jo në nivelin siç ka qenë pas luftës.

Sipas tij, situata pas luftës ka sjellë në Kosovë shumë organizata humanitare për deminim.

Hoxhaj në emisionin “60 minuta” ka thënë se 117 persona kanë humbur jetën në 20 vjetet e fundit, ndërkaq 468 persona janë lënduar.

“Një numër i fëmijëve gjithashtu janë vrarë pikërisht për shkak të mosdijes së rrezikut nga minat. Kompania jonë ka 109 pjesëtarë që janë të ndarë në 4 togje. Këta pjesëtarë edhe sot pastrojnë fushat e minuara. Të gjithë këta pjesëtarë janë të trajnuar që nga niveli minimal e deri në atë më të specializuar. Deri tash nuk ka pasur asnjë aksident gjatë kryerjes së detyrave. Në momentin kur nisemi për detyrë secili pjesëtar duhet të dijë nëse është në gjendje të mirë emocionale dhe nëse dikush ka ndonjë shqetësim atëherë ai nuk e fillon punën në deminim”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se në këtë detyrë duhet të respektohen në përpikëri të gjithë hapat.

Ai ka thënë se ky profesion kërkon mençuri, qetësi dhe respektim të hapave.

Edhe Për gjashtë muaj, 13 vdekje në vendet e punës Arbëri Për gjashtë muaj, 13 vdekje në vendet e punës

Sipas tij, minat gjenden në forma të ndryshme dhe u vendosen ngjyra në bazë të terrenit ku hidhen.

Ai ka thënë se nuk e kanë të vështirë për detektimin e minave për shkak edhe të teknologjisë.