Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në 40 zona në Kosovë ka ende rrezik nga minat, më së shumti në Hanin e Elezit

Fshatrat afër brezit kufitar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ende konsiderohen si të rrezikshme nga minat edhe 20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë.

Ndër komunat me terren të papastruar nga minat është edhe Hani i Elezit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pikërisht me këtë komunë ka filluar edhe operacioni për pastrimin e zonave të rrezikshme për këtë vit, i cili do të zgjasë deri në fund të nëntorit.

Në fshatin Seqishtë të kësaj Komune, FSK-ja do të pastrojë mbi 45 mijë metra katrorë sipërfaqe.

FSK-ja që nga viti 2010, ka pastruar më shumë se 2 milionë metra katrorë, si dhe ka shkatërruar 2.177 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera, kurse ekipet e EOD-së kanë intervenuar në 2.136 raste dhe kanë demoluar 3.150 mjete të ndryshme eksplozive.

Ndërsa, zona jo të pastruara kanë mbetur edhe 44.

Pas luftës në Kosovë, 117 persona kanë humbur jetën nga minat, ndërsa të plagosur kanë mbetur më shumë se 500 persona.