Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se Serbia i shkel detyrimet e dialogut duke pretenduar t’i gjykojë krimet në Kosovë. Ai ka thënë se mbështet qëndrimin e Bashkimit Evropian që e kundërshtoi miratimin e projektligjit nga ana e Serbisë për juridiksion gjyqësor në Kosovë.
“Ne pajtohemi me BE-në që projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut. Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023, duke përfshirë Asociacionin dhe zgjidhjet për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, thuhet në reagimin e Millerit në rrjetin social X.
Ligji që Qeveria e Serbisë ia propozoi Kuvendit serb për miratim më 28 tetor, parasheh gjykime për të gjitha krimet e parapara me Kodin Penal të këtij vendi, të cilat janë kryer pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008.
-
Serbia kundër SHBA-së e BE-së, thotë se projektligjet për Kosovën s’i shkelin zotimet e dialogut
-
BE: Serbia me ligjin për juridiksion në Kosovë shkel obligimet nga dialogu
-
BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE
-
Serwer: Mungesa e progresit në dialog po tentohet të tejkalohet nga SHBA-ja
-
Gjermania identifikon tri shkelje që Serbia ia bëri Marrëveshjes Bazë