Kuvendi zgjedhor i asaj që medie në veri e quajnë federatë e futbollit të qarkut Kosovë – Mitrovicë e që vepron nën udhëheqjen e Federatës së Futbollit të Serbisë , ka zgjedhur udhëheqjen e re të KF Trepça dhe njëkohësisht ka vendosur që kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme të Federatës së Futbollit (serb) të Kosovës të jetë nënkryetarin i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, përcjell portali kossev.
Milan Radoiçiq, i dyshuar nga drejtësia në Kosovë për pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janarin e vitit në shkuar në Mitrovicë, po fshihet nëpër Serbi dhe atje është nën mbrojtjen e policisë dhe të institucioneve serbe, transmeton Koha.net
Zgjedhjet për kryetar të për Federatën e Futbollit (serb) të Kosovës mbahen të hënën, më 4 mars.
Këto zgjedhje janë bërë dhe po bëhen sipas direktivave të Federatës së Futbollit të Serbisë.
-
I dyshuari për përfshirjen në vrasjen e Ivanoviqit rizgjidhet nënkryetar i Listës Sprska
- Në Serbi ka filluar operacioni për shpëtimin e pasurisë së kriminelit Millan Radoiçiq
-
Vuçiq: Radoiçiqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe
-
Personalitetet e vitit 2022: Milan Radojiçiq – Kapoja i pakapshëm
-
Miftaraj: Radojçiq, i kërkuar nga Kosova, krah për krah me Vuçiqin