Gjendja shëndetësore e deputetit të Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, nuk është e mirë. Pasi që përfundoi seanca, në të cilën nuk u arrit të votohet kryetari dhe nënkryetarët, Mikullovcin e nxorën jashtë për krahësh dy persona, raporton KTV.
Ai më pas u vendos në njërën nga ulëset që janë në hollin e Kuvendit e i cili u dërgua lart.
Për t’i dhënë ndihmën e parë Mikullovcit ka shkuar edhe deputetja Besa Baftiu dhe kolegë të tjerë.
Edhe dje Mikullovci ka thënë se nuk ndihet mirë me shëndet.
Artikuj të ngjashëm