Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Aktori Mikullovci në rolin e Kadri Veselit

Kuvendi i Kosovës sot në mëngjes filloi seancën, e në kohën për debat ka ndodhur një moment mjaft interesant.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, edhe aktor, e që është më i moshuari në Kuvend i bëri të gjithë të qeshnin.

Imitoi Kadri Veselin dhe i kërkoi të lexonte më ngadalë, e Veseli u pajtua me të.

Të qeshurat nuk patën të ndalur në Kuvend.

Mikullovci: Shumë shpejt po lexon

“................epo fola sikur je kryetar, shumë shpejt po lexoni, s’po ju kuptojmë. Nuk e di çka po folni, nuk e di çka po votoj”, ka deklaruar Mikullovci.

Edhe Thumbi kreativ i Mikullovcit për Veselin Video Thumbi kreativ i Mikullovcit për Veselin

Përgjigja e Veselit:

“Unë jam i gëzuar, se u frikësova fillimisht mos nuk je mirë, por ma bane me dije që unë nuk qenkam mirë. Faleminderit shumë. Ke të drejtë plotësisht, do të shkoj më ngadalë”.