Koordinatorja e Komitetit të VV-së, Dejona Mihali, ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Ajo ka shkruar se këto javë e muaj do të ketë shumë urdhra nga Prokuroria Speciale.
Sipas saj, vitin e kaluar në këtë kohë janë bërë shumë përpjekje, shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve politike të VV-së.
“Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim. Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojçiqit çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujra të zeza. Por qesh mirë kush qesh i fundit. Prokuror Elezin e detyruan të braktiste Kosovën se nuk ua 'pastroji' rastin VETERANËT. Po ne nuk ikim. Jemi shumë. Edhe të vendosur”, ka shkruar ajo.