Vehbi Miftari, që deri tash ka qenë këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani, do ta udhëheqë misionin e sapothemeluar të Kosovës në Vatikan.
Miftari ka njoftuar se këtë detyrë do ta marrë nga 1 shkurti.
“Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës. E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan. Na priftë e mbara!”
Në fillim të janarit, presidentja Osmani njoftoi se e ka dekretuar zyrtarisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan. Ajo e pati cilësuar këtë hap të rëndësishëm për Kosovën dhe raportet me Selinë e Shenjtë.
Vatikani ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
-
Haxhiu liron nga detyra shefin e misionit në Vatikan, Vehbi Miftari
-
Haxhiu: Procedura për lirimin e Miftarit nisi më 2025
-
Osmani merr lavde për politikën e jashtme, e kritikohet për anshmëri brenda
-
Adresimi i Osmanit në fund të mandatit: Kosova nuk dorëzohet kurrë
-
Osmani: Po lëmë pas një punë të jashtëzakonshme