Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gaboi rëndë kur doli në konferencë për media për t’i reaguar Raportit të Progresit të Komisionit Evropian.
Presidentja Osmani ka thënë në një konferencë për media të mërkurën se nuk pajtohet me raportin e KE-së për Kosovën sa i përket çështjes së vetingut. Osmani ka deklaruar se pavarësisht se në raport thuhet që vetingu duhet të jetë masë e fundit që merret në Kosovë, si presidente inkurajon institucionet që ta vazhdojnë procesin e vetingut.
Ndërkohë, Miftaraj ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se ekzistojnë rrugët zyrtare të komunikimit me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë dhe se presidentja me konferencë për media e ka çuar mesazhin se të gjitha rrugët e bashkëpunimit janë të mbyllura.
“Presidentja ka gabuar rëndë që ka dalë në konferencë për media. Presidentja dhe institucionet tona i kanë rrugët zyrtare të komunikimit me partnerët ndërkombëtarë për këtë raport apo çështje tjera. Kur del në konferencë për media ti e çon mesazhin që të gjitha rrugët e bashkëpunimit janë mbyllur. Kosova ka të nënshkruar marrëveshjen për Stabilizim-Asociim. Këto rrugë të komunikimit janë, ekzistojnë dhe ajo është adresa ku duhet zgjidhur”, ka thënë Miftaraj.
Duke folur për vetingun, Miftaraj ka thënë se edhe si IKD kanë dhënë propozimin e tyre që ky proces të kryhet nga një grup i ekspertëve ndërkombëtarë.
“Propozimi që ka dhënë Qeveria që mund ta them që është mbi 80% e asaj që ka propozuar IKD-ja, që nëse të bëhet vetingu, të bëhet nga një grup i ekspertëve ndërkombëtarë të shteteve kryesore”, ka thënë Miftaraj.
Edhe
Presidentja kritikohet për deklaratën se në Kosovë u shpartalluan mbi 900 banda
Sipas tij, ky Raport i Progresit është ndër më të këqijtë në pesë vjetët e fundit.
“Raporti i Progresit i përmend tri fusha ku Kosova ka dështuar: luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme. Mund të themi se ky raport është ndër raportet më të këqija në 5 vjetët e fundit. Raportoi i Progresit po na tregon se problemi është tek koka, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial dhe kur këto dy koka kanë probleme serioze me integritetin, unë dyshoj se këto përmes mekanizmave të brendshëm do të zgjohen dhe të thonë se nga sot do ta respektojmë ligjin ”, ka thënë Miftaraj.
-
Osmani: Integrimi me merita për të cilin flet BE-ja aq shumë, nuk po ndodh për Kosovën
-
Osmani thotë se sfidat e Raportit të Progresit duhet të trajtohen me prioritet
-
Miftaraj: Kurti e Osmani po e çojnë vendin drejt humnerës
-
Osmani u bën thirrje partive politike që ta vendosin interesin e vendit para