Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas akuzave që ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka bërë ndaj Gjykatës kushtetuese, duke thënë se ajo po pengon reformat në drejtësi.
Miftaraj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në rrugëtimin e saj e ka “politikë dhe mision të identifikojë dhe targetojë armiq”.
Sipas tij për vitin 2024 armiku i LVV-së është Gjykata Kushtetuese.
“Për vitin 2024, për LVV armiku numër 1 i saj është Gjykata Kushtetuese. Target i lehtë për ta sulmuar, etiketuar dhe faturuar dështimet e keq qeverisjes së LVV në mbi tre vite në pushtet”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Sipas tij reforma “e dështuar në drejtësi është kontestuar edhe nga Komisioni i Venecias”.
“Ndërhyrjet e papërshtatshme të kësaj qeverie janë konstatuar edhe nga ekspertët eminentë të Këshillit të Evropës. Dështimet e kësaj qeverie janë ekspozuar edhe nga ato pak OJQ që kanë mbetur të pakapura dhe që nuk kanë hyrë në raporte kontraktuale dhe financiare me ministra dhe eksponentë të kësaj qeverie dhe legjislature”, ka shkruar Miftaraj.
Edhe
Ministrja e Drejtësisë kritikon Kushtetuesen e opozita Qeverinë
Sipas tij “jokompetenca, arroganca dhe qëllimet e këqija janë sinonim i kësaj qeverie. “Fajin dhe dështimin e keni në mesin tuaj edhe pse po akuzoni e mallkoni të tjerët”, ka shkruar Miftaraj.
-
Miftaraj: Vetëvendosje sinonim i shkeljeve kushtetuese, keqqeverisjes e korrupsionit
-
Haxhiu: Rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, pavarësisht vonesave
-
Bajrami i reagon Haxhiut: As Osmanit e as VV-së s’i pengonte Kushtetuesja kur e rrëzoi Qeverinë Hoti
-
Bajraktari: Kushtetuesja nuk i pengoi reformat në drejtësi