Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Sami Lushtaku e ka të pamundur të kandidojë për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, një ditë pasi PDK-ja e konfirmoi në gjë të tillë.
Miftaraj thotë se aktgjykimi i Kushtetueses që kush është i dënuar në tre vitet e fundit me vendim të formës së prerë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, sipas tij, është pengesë juridike për të kandiduar qoftë në nivel qendror apo lokal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“PDK-ja mundet me ia konfirmu Sami Lushtakut kandidaturën për Skenderaj, ama aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia ndalon, marrë për bazë faktin se të njëjtit iu ka konfirmuar një dënim nga Gjykata e Apelit në vitin 2020. Kush është i dënuar në tre vitet e fundit me vendim të formës së prerë, nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve ka pengesë juridike për të kandiduar qoftë në nivel qendror apo komunal”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.