Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MI-ja krenohet se vendoset trari i fundit në urën për “Arbën Xhaferi”, premtonte se autostrada kryhet këtë vit

Ndonëse ishte premtuar se këtë vit do të përfundojë e gjithë autostrada “Arbën Xhaferi”, Ministria e Infrastrukturës, të enjten është krenuar se është vënë shtylla e fundit në urën që po konsiderohet më e gjata në Ballkan.

Të enjten atje ka shkuar për vizitë inspektuese të punimeve numri një i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Saktësisht ka vizituar punët që janë duke u zhvilluar në përfundimin e urës 407, në autostradën “Arbën Xhaferi” me ç ‘rast është vendosur trari i fundit në këtë urë, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ministri Lekaj duke kërkuar nga kompania kontraktuese që punimet e mbetura të realizohen me standarde të larta, i ka përgëzuar të gjithë punonjësit që me kontributin e tyre të palodhshëm kanë bërë që ky projekt të realizohet me cilësi të lartë.

Ndonëse Maqedonia i bie në pjesën juglindore të Kosovës, Lekaj ka thënë se kjo autostradë e lidhë Kosovën me perëndimin.

“Kjo urë po lidhë Kosovën me perëndimin dhe të gjitha shtetet që na kanë përkrahur. Sot kemi vendosur traun e 1414 në këtë urë, që tregon se kjo urë është më e gjata dhe më e larta në rajon si pjesë e një autoudhe që lidhë korridore me rëndësi dhe i kontribuon edhe zhvillimit ekonomik të vendit”, tha pos tjerash ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Edhe Lekaj zotohet se autostrada “Arbën Xhaferi” përfundon më 31 dhjetor Arbëri Lekaj zotohet se autostrada “Arbën Xhaferi” përfundon më 31 dhjetor

Ai po ashtu deklaroi se mbështetja e pa rezervë e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Haradinaj, ka bërë të mundur që projekti i autoudhës “Arbën Xhaferi” të përfundojë si duhet dhe brenda afateve të dakorduara. E ka pranuar se projekti nuk do të përfundojë brenda këtij vit dhe kjo për shkak të kushteve atmosferike, siç ka thënë “në mënyrë që ato të mos ndikojnë në cilësinë e punimeve në këtë projekt madhor për vendin dhe qytetarët”.

Kurse sa i përket mbylljes së rrugës nacionale u tha se që sot rruga do të jetë e hapur për qarkullim.

Ndërsa Riyadh Alkhazraji nga “Bechtel & Enka” e ka falënderuar ministrin Lekaj dhe ministrinë që ai e drejton, duke mos e lënë anash edhe qeverinë për përkushtimin e jashtëzakonshëm që të mënjanojnë të gjitha pengesat e shfaqura gjatë realizimit të këtij projekti me rëndësi për qytetarët e Kosovës.

Projekti e parashihte që punimet të përfundojnë më 31 dhjetor të këtij viti.

Edhe Autostrada “Arbën Xhaferi” s’përfundon në fundvit edhe përkundër premtimeve të Lekajt Arbëri Autostrada “Arbën Xhaferi” s’përfundon në fundvit edhe përkundër premtimeve të Lekajt

Kujtojmë se për 60 kilometrat e autostradës “Arbën Xhaferi”, Qeveria e Kosovës i kishte paguar rreth 600 milionë euro kompanisë 'Bechtel-Enka'.

Kurse, këtë vit, ekzekutivi ka nisur pagesën shtesë prej 53 milionë eurosh për këtë kompani, si pasojë e mosrespektimit të kontratës.