Ministria e Financave ka lëshuar një sqarim për bashkatdhetarët lidhur me mbulimin e kostos së policës kufitare apo kartonit të gjelbër.
Sipas njoftimit, mbulimi i kësaj kostoje është i mundshëm vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes pikave kufitare.
“Policat kufitare të subvencionuara kanë vlefshmëri 1-mujore dhe në rast të qëndrimit përtej afatit 1-mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtërihet në dy mënyra: (i) duke kaluar përsëri nëpër njërën nga pikat kufitare për të marrë edhe një policë të subvencionuar nga shteti, ose (ii) duke blerë policë të re në njërën nga zyrat e BKS-së brenda territorit të vendit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, policat që blihen brenda territorit të vendit, i nënshtrohen zbritjes së çmimit prej 35%, sipas vendimit të BQK-së.
“Ky aranzhim është i domosdoshëm, marrë parasysh se kalimi përmes sistemit të kontrollit kufitar është mënyra e vetme për të identifikuar saktësinë e të dhënave që shërbejnë si bazë për subvencionim e policës kufitare”, thuhet në njoftim.
-
Lansohet formulari elektronik për subvencionimin e policave kufitare për bashkatdhetarët
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër për mërgatën
-
BKS–Muratit: Vetëm policat kufitare njëmujore janë të subvencionuara, jo ato 15-ditëshe e dymujore
-
Sot nis subvencionimi i policës kufitare për mërgimtarët
-
Të hënën nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën