Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur “ngrohtësisht” arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç tha ai, “si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë”.
“Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit”, tha Meta në një postim në Facebook.
Ai i dëshiroi Qeverisë së Kosovës, “të drejtuar nga z.Albin Kurti suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin”.
Artikuj të ngjashëm
-
Meta: Shpresoj që Vuçiqi ta nënshkruajë marrëveshjen, Kurti ishte konstruktiv
-
Akuza e urime pasi VV-ja e LDK-ja zyrtarizuan marrëveshjen
-
Meta takon Kurtin, uron që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Edi Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses e mbarësi për Kosovën