Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e mandatarit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja evropiane ndaj institucioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë”, ka thënë ai.
Gjykata Kushtetuese të enjten ka vendosur në favor të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë.