Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta priti sot në një takim kortezie Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Meta shprehu kënaqësinë për këtë takim me Kryetaren e Komunës së Preshevës, si dhe vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.
Ai theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me jetën kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.
Ardita Sinani, në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës i uroi z. Meta suksese në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
-
Duka në Luginën e Preshevës, FSHF-ja e vlerëson vizitën historike
-
Prattipati në veri, flet me kryetarët e komunave për gjendjen aktuale
-
Mustafi e vlerëson si historike vizitën e kongresistëve amerikanë në Luginë
-
Kongresistë amerikanë konstatojnë në Preshevë probleme reale me të cilat përballen shqiptarët
-
Haxhiu u kërkon ndërkombëtarëve t’i trajtojnë me prioritet të drejtat e shqiptarëve në Luginë