Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nëpërmjet një deklarate për media për situatën në Maqedoni, ka shprehur keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike - si garanci për stabilitetin e vendit fqinj.
Ai ka shprehur shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe ka inkurajuar të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.
“Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike - si garanci për stabilitetin e vendit fqinj. Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë”, ka thënë Meta
-
Meta: Stabiliteti i Maqedonisë është kyç për sigurinë në Ballkan
-
Meta: Të shmanget çdo provokim që minon sigurinë e Kosovës
-
Meta: Shqipëria mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës
-
Meta: Veprimet e Republikës Serbe rrezikojnë stabilitetin rajonal
-
Meta: Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari