Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë i ftuar nga homologu i Tij, Frank-Walter Steimeier.
Kjo vizitë përkon me 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas pritjes ceremoniale në Pallatin presidencial “Schloss Bellevue” dhe takimit zyrtar, ku mori pjesë dhe Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, zoti Michael Roth, të dy Presidentët dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Meta gjatë takimit theksoi se Shqipëria u kushton një rëndësi shumë të veçantë marrëdhënieve me Gjermaninë dhe kjo vizitë do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të tyre. Me shumë kënaqësi konstatoj se Presidenti Steinmeier ka një vëmendje të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Marrëdhëniet sot janë të shkëlqyera dhe të një bashkëpunimi strategjik, të cilat janë forcuar në këto 30 vjet, duke krijuar një perspektivë po aq të shkëlqyer dhe një klimë shumë të mirë për shtrirjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat, u shpreh Meta.
Presidenti Meta shprehu mirënjohjen ndaj Gjermanisë për mbështetjen dhe ndihmën që ajo i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në anëtarësimin në NATO.
Të dy presidentët, duke veçuar kontributin e shqiptarëve në Gjermani, vlerësuan mbylljen e procedurave të ratifikimit nga të dy palët të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore.
Presidenti Steinmeier i vlerësoi shumë të rëndësishme marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se kjo vizitë, nga të parat e Presidentit Meta jashtë shtetit, është dëshmia më e mirë e këtyre marrëdhënieve të veçanta.
Steinmeier vlerësoi rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Shqipërisë, si faktor stabiliteti në rajon dhe si partner i besueshëm në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Meta e ftoi Steinmeierin për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u prit me kënaqësi.