Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi të jetë e qëndrueshme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha sot gjatë një takimi në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Kosova ka të drejtë legjitime për t’i shndërruar Forcat e Sigurisë së Kosovës në një ushtri ndërvepruese dhe multietnike, përmes një procesi ligjor, transparent dhe demokratik.

Pas takimit zyrtar, Meta u ndal edhe tek misioni i NATO-s në Kosovë ku inkurajoji vazhdimësinë e këtij misioni si dhe rivendosjen e dialogut Kosovë- Serbi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E drejta legjitime e Kosovës për t’i shndërruar gradualisht Forcat e Sigurisë së Kosovës në një ushtri ndërvepruese dhe multi-etnike të NATO-s, përmes një procesi ligjor, transparent dhe demokratik, është një burim i sigurisë së përforcuar. Inkurajova gjithashtu rivendosjen e dialogut Kosovë-Serbi duke synuar një marrëveshje përfundimtare e të detyrueshme juridikisht, e cila duhet të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme, dhe që njeh pavarësinë dhe sovranitetin e pakthyeshëm të Kosovës, që kontribuon për paqen dhe stabilitetin e rajonit si dhe normalizon plotësisht marrëdhëniet mes të dy vendeve”, tha presidenti Meta.

Në konferencën e përbashkët me presidentin Ilir Meta, Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se ekspertët po e shqyrtojnë si mundësi dhe më pas do të marrin vendimin nëse do të ngrihet ose jo një bazë detare në Shqipëri.

“Deri më tani asnjë vendim nuk marrë për ndonjë investim shtesë në një bazë detare, por është diçka që po vlerësohet nga autoritetet dhe ekspertët, dhe në bazë të kësaj do të merret një vendim”, u shpreh Stoltenberg.

NATO dhe Shqipëria janë duke punuar për ngritjen e një baze ajrore për aleancën, në qytetin e Kuçovës.