Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta, Stoltenbergut: Shqipëria mbështet shndërrimin e FSK-së në ushtri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi se prania e NATO-s në Kosovë kontribuon për një mjedis më të sigurt në terren, dhe është njëkohësisht thelbësore për tërësinë territoriale të Kosovës dhe stabilitetin në rajon.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili përkon me 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“Prania e NATO-s në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës dhe BE-së, kontribuon për një mjedis më të sigurt në terren, dhe është njëkohësisht thelbësore për tërësinë territoriale të Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, tha ai.

Më tej, kreu i shtetit shqiptar u shpreh se Shqipëria mbështet të drejtën legjitime dhe sovrane të Kosovës për një tranzicion gradual të FSK-së në ushtri multietnike, dhe në ndërveprim të plotë me NATO-n.

“Integrimi evropian dhe euro-atlantik përbëjnë të vetmen garanci të besueshme për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe begatisë në rajon, bazuar mbi vlerat e përbashkëta”, theksoi Meta.

Kreu i shtetit shqiptar theksoi se ndan plotësisht vizionin e Sekretarit Stoltenberg, se është detyra dhe përgjegjësia e çdo aleati të forcohet Organizata duke investuar çdo përpjekje dhe kontribut në shërbim të mbrojtjes kolektive dhe njëkohësisht të çdo vendi anëtar.

Edhe Meta: Shqipëria ka hapësirë veprimi për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës Arbëri Meta: Shqipëria ka hapësirë veprimi për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Në këtë kuadër, Meta tha se do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë rritjen e buxhetit për mbrojtjen në 2% brenda 2024-ës, jo vetëm si detyrim, por edhe si përgjegjësi për ndarjen e barrës.

Ai theksoi se zgjerimi dhe prania e NATO-s në rajonin tonë janë kyç për konsolidimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.