Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta i jep shtetësinë shqiptare ish-presidentes Jahjaga

Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës ka marrë shtetësinë shqiptare.

Dekreti është firmosur nga kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta dhe sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, hyn në fuqi menjëherë, transmeton shqiptarja.com.

Jahjaga, e lindur në Gjakovë, ishte presidentja e katërt e Kosovës dhe e para presidente femër e cila mbajti detyrën e lartë shtetërore për 5 vite, 2011-2016.

Dekreti i Metës:

DEKRET

Edhe Atifete Jahjaga para 7 vjetëve ishte zgjedhur presidente Arbëri Atifete Jahjaga para 7 vjetëve ishte zgjedhur presidente

Nr. 10879, datë 19.9.2018

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20, të

ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare, të ndryshuar,

DEKRETOJ:

Edhe Kosova ka nevojë për më shumë burra feministë Kulturë Kosova ka nevojë për më shumë burra feministë

Neni 1

I jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij, personit të mëposhtëm:

Atifete Ibrahim Jahjaga

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Edhe Jahjaga: Punën e nisur si presidente do ta vazhdoj si qytetare e Kosovës Arbëri Jahjaga: Punën e nisur si presidente do ta vazhdoj si qytetare e Kosovës

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ilir Meta