Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-presidentja Jahjaga merr Medaljen Presidenciale

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë Medaljen Presidenciale të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagën”, ka shkruar Thaçi.

“Ajo luajti rol konstruktiv në forcimin e unitetit politik, avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë”.