Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jahjaga: Punën e nisur si presidente do ta vazhdoj si qytetare e Kosovës

Është lansuar fondacioni Jahjaga i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, i cili për qëllim ka sjelljen e një qasje të re dhe efikas të grupeve të margjinalizuara, me theks të veçantë të grave dhe të rinjve në Kosovë.

Jahjaga ka thënë se ndryshimi në shoqëri mund të bëhet nëse ballafaqohemi me të vërtetat tona, t’i adresojmë ato me kohë dhe në mënyrë të duhur.

Ish-presidentja, e cila me fondacionin e saj do të merret edhe me të kaluarën, ka thënë se Kosova ka të kaluar të dhimbshme që shtrihet përtej luftës së fundit, raporton TV Arta.

“Sot po rritet një brez që nuk e mban mend luftën, pa ngarkesa, paragjykime ndaj tjetrit. Duhet të lëmë një trashëgimi tonën, dhe këtë trashëgimi është çfarë në po lëmë sot. Dhe kjo është ajo që po e lansojmë sot”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka thënë se punën e nisur si presidente nuk do ta lë në gjysmë, por do ta vazhdojë si qytetare e Kosovës.

Marie-Louise Coleiro Preca, Presidente e Republikës së Maltës, përmes një video- mesazhi tha se lidershipi i grave është thelbësor.