Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin e tij të parë në postin e kryetarit të shtetit shqiptar “për dhënie grade madhore”.
Sipas njoftimit për shtyp të presidencës, Presidenti Meta, në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, ka dekretuar Kolonel Bardhyl Myrteza Kollçaku me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes, t’i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.
Ky dekret i firmosur nga Presidenti Meta hyn në fuqi menjëherë, përcjell atsh.
-
Dekretohet shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Shqipërisë
-
Ilir Meta i hap rrugë Bajram Begajt për t’u bërë president
-
Ministrja Kodheli gradon gjeneral brigade, Bardhyl Kollçakun
-
Rama dekretohet kryeministër, merr edhe përgjegjësitë për ministren virtuale “Diella”
-
Meta: Nder dhe privilegj të shërbeja këta pesë vjet si president