Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot janë takuar në Fishtë në një nga restorantet më të njohura të kësaj zone.
Njoftimin e ka bërë vet Haradinaj përmes llogarisë së tij në rrjete sociale.
“Sot me Presidentin Ilir Meta te ‘Mrizi i Zanave’ në Fishtë”, shkroi Haradinaj.
Ndryshe, ndërsa Meta takohej me Haradinajn, Komisioni i Venecias publikoi raportin me opinionin në lidhje me interesimin e Kuvendit të Shqipërisë për çështjen e shkarkimit të presidentit shqiptar pas dekretit që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas këtij raporti, do t’i mbetet Kuvendit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi, ose shtyrja e zgjedhjeve lokale do të thotë një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, i cili do të lejonte një fajësim të presidentit.
-
Macron-Ramës: Rikonfirmojmë mbështetjen për integrimin e evropian të Shqipërisë
-
Rama në Francë, pritet nga Macroni
-
Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Kurti në Francë për takim me Macronin
-
Kurti takon Hamzën për çështjen e presidentit, nesër do ta takojë Abdixhikun