Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur besimin të enjten se opozita do t’i bashkohet frymës konsensuale dhe bashkëpunimit jo vetëm për çështjen e zgjedhjes së presidentit, por edhe për të marrë pjesë në zgjedhje.
Në një prononcim për mediat në përfundim të seancës së parlamentit ku u ezaurua edhe seanca e dytë e votimit për zgjedhjen e presidentit, Meta deklaroi se Konferenca e Kryetarëve vendosi që raundi tjetër të zhvillohet të enjten e ardhshme në orën 15.00.
“Shpresoj të jetë kohë e mjaftueshme edhe për të mundësuar një dialog të mundshëm me opozitën edhe për presidentin por edhe për të tejkaluar çështjen e gjithë klimës politike aktuale”, tha Meta.
Ndërsa nëse i shikon zgjedhjet e parakohshme si një variant për kapërcimin e krizës politike, kreu i Kuvendit tha se nuk është mënyrë konstruktive dhe e dobishme pasi qëllimi është përfshirja e opozitës edhe në zgjedhje dhe në çështjen e presidentit të ri
-
Presidenti Meta bën thirrje për dialog, që të tejkalohet kriza politike në Shqipëri
-
Sot raundi i tretë i votimit për presidentin në Kuvend e Shqipërisë
-
Meta: I kemi numrat për presidentin, por duam proces konsensual
-
Konjufca: Moti jam për zgjedhje, veç të vendoset më mirë verës apo vjeshtës
-
Meta lë fajtor pozitë e opozitë për krizën në Shqipëri