Teksa në Maqedoni po zhvillohen votimi për referendumin për ndryshimin e emrit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta apelon për shqiptarët atje që të marrin pjesë masivisht në votim
Sipas tij, shqiptarët e Maqedonisë kanë sot mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë
Postimi i plotë i Metës:
Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre. Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta. Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë.
-
KTV-ja ishte sot në Maqedoni për të përcjellë atmosferën në ditën e referendumit pro a kundër perëndimit
-
Meta në OKB: Marrëveshja Kosovë-Serbi t’i qëndrojë larg të kaluarës
-
LDK-ja kërkon nga shqiptarët e Maqedonisë të dalin masivisht në referendum
-
Kocijançiç: Referendumi në Maqedoni të reflektojë vullnetin e qytetarëve pa ndërhyrje nga jashtë
- Një votë shqiptare për një Maqedoni tjetër