Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka nënshkruar koalicion me AKR-në dhe AAK-në për të bashkëqeverisur në Komunën e Prishtinës.
Ahmeti pas raundit të parë të zgjedhjeve kishte arritur koalicion vetëm me AKR-në ndërsa mbrëmë i është bashkuar edhe AAK, shkruan Koha.net.
Por për postin e nënkryetarit të Prishtinës, për të cilin Ahmeti kishte thënë se do t’i takojë AKR-së, e për të cilin u përfolën shumë emra, Koha.net mëson se përfundimisht do të jetë Selim Pacolli.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, në një prononcim për Koha.net tha se Selim Pacolli me meritë do të mbajë postin e nënkryetarit të Prishtinës.
“E ka merituar, vetëm ai e ka pas një program që implementohet. Është Selim Pacolli, ndërsa emrat tjerë të përfolur nuk janë të vërteta”, ka thënë Makolli për Koha.net.
Edhe
Pacolli për qeverisjen me Ahmetin: Më shumë nuk është bërë se që është bërë
Kujtojmë se Qeverisja “Ahmeti 2”, do t’i ketë 26 nga 51 ulëset në Kuvendin e kryeqytetit.
Lëvizja Vetëvendosje 17 ulëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5 ulëse dhe Aleanca Kosova e Re 4 ulëse.