Komuna e Fushë Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se procesi mësimor në Shkollën Fillore “Daut Bogujevci” do të fillojë nga nesër.
Përmes një adresimi për media, kryetari i komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha në një deklaratë për mjetet e informimit publik tha se “në marrëveshje me Këshillin e prindërve të shkollës ‘Daut Bogujevci’ në Fushë Kosovë, nga nesër procesi mësimor do të zhvillohet normalisht dhe se deri në fund të javës do të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët”.
“Këtë do ta bëjmë së bashku me këshillin e prindërve, dhe strukturat komunale”, ka thënë Berisha.
Artikuj të ngjashëm
-
Jo të gjithë nxënësit në Kosovë nisën sot mësimin
-
Nxënësit në veri u kthehen sërish bankave shkollore më 1 shtator
-
Në sistemin paralel të shkollave në gjuhën serbe në Kosovë, mësimi nis më 1 shtator
-
Fushë-Kosova vendos që mësimin ta fillojnë në objektet shkollore më 1 shtator
-
Nxënësit në “Daut Bogujevci” kanë vazhduar protestat dhe bojkotimin e mësimit