Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jo të gjithë nxënësit në Kosovë nisën sot mësimin

Tre shtatori është dita kur duhet të fillojë mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Por, jo të gjitha shkollat e vendit kanë filluar procesin mësimor. Vonesat në renovimin e objektit të shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, ka bërë që procesi mësimor në këtë shkollë të fillojë me vonesë disa javë.

Mësimi i humbur, sipas Thaçit, do të kompensohet në fund të vitit shkollor.

E me probleme në ditën e parë të mësimit, po përballen edhe shkollat fillore në Fushë Kosovë.

Objekti i ri i ndërtuar në oborrin e shkollës “Daut Bogujevci”, i dedikuar për nxënësit e kësaj shkolle, po paraqet problem, pasi që muajin e kaluar Komuna e Fushë Kosovës ka marrë vendim të cilin po e kundërshtojnë prindërit.

Gjendemi në mes të objektit të ri dhe atij të vjetër të shkollës fillore “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë. Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur që nxënësit e shkollës “Mihail Grameno” të zhvendosen në objektin e ri, ndërkaq nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci” po presin tash e 10 vite të shpërngulen në objektin e ri.

Prindërit e shkollës shprehen të pakënaqur me vendimin e komunës, për t’i zhvendosur fëmijët e tyre në objektin e ri.

Gjatë ditës, këshilli i prindërve të shkollës “Daut Bogujevci”, ka mbajtur takim me përfaqësues të komunës së Fushë Kosovës, për të arritur ndonjë marrëveshje.

Komuna e Fushë Kosovës thotë se vendimi është marrë, duke e konsideruar si zgjidhjen më të mirë për nxënësit e shkollës “Mihail Grameno”.

Edhe ministri Shyqyri Bytyqi, ka bërë të ditur se procesi mësimor nuk ka filluar në 11 shkolla, për shkak se në këto objekte bëhen rinovime.

Bytyqi ka theksuar se ky dikaster i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor dhe se edhe këtë vit, nxënësit nga klasa e parë deri tek e nënta, do t’i marrin falas tekstet shkollore.

Bytyqi ka shtuar se presin që nga viti i ardhshëm, nxënësit në arsimin parauniversitar të nisin mësimin me botime të reja shkollore.

Artikuj të ngjashëm