Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mesha qendrore për Krishtlindjet mbahet në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë do të mbahet programi qendror dyditor i festës së Krishtlindjeve.

Sot prej orës 18:00 Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes organizon pritjen solemne në Qendrën “Bogdanipolis” në ambientet e Katedrales.

Prej orës 23:30 mbahet koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.

Ndërsa në mesnatë mbahet mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet të cilën do të udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

Ndërkaq nesër në ditën e Krishtlindjes prej orës 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë.

Ndërsa Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në ora 11:00.

Edhe Për Krishtlindje, ipeshkvi bën thirrje për stabilitet politik në Kosovë Arbëri Për Krishtlindje, ipeshkvi bën thirrje për stabilitet politik në Kosovë

Ndryshe, festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.