Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mes VV-së e LDK-së s’ka më as takime, Presidenti po i mban peng

Intensifikimi i takimeve ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovë, për arritjen e marrëveshjes bashkë-qeverisëse, ka mbetur vetëm deklaratë e zyrtarëve të këtyre dy partive.

Madje, kryetarët e partive, nuk janë takuar që nga dita e shtunë, takim në të cilin nuk ishte arritur ndonjë rezultat.

As tani, në LDK, kanë thënë se nuk kanë ndonjë konfirmim se kur mund të zhvillohet takimi i ardhshëm mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e Isa Mustafës, raporton KTV.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, thotë se janë duke hasur në pozicionime të ngurta nga LDK-ja.

“Nuk ka asnjë zhvillim të ri. Lëvizja është shumë e interesuar për koalicion, por nga pala tjetër po hasim në pozicionime të ngurta”, thuhet shkurt në përgjigjen e Vetëvendosjes.

Ndonëse jo me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, LDK-ja ka paralajmëruar një tjetër takim për të mërkurën.

Edhe Negociatat vazhdojnë nesër - dy partitë thonë se ka lëvizje pozitive Video Negociatat vazhdojnë nesër - dy partitë thonë se ka lëvizje pozitive

Ecuria e bisedimeve për koalicionin, është tema kryesore e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Për takimet me Vetëvendosjen, Isa Mustafa, të hënën i ka njoftuar edhe kryetarët e degëve të LDK-së.

Pas këtij takimi, ai ka thënë se nuk duan që ndonjëra palë të jetë më e fuqishme se tjetra, duke insistuar që LDK-ja të ketë edhe postin e presidentit.