Gjykata e Apelit e Kosovës, ka marrë njoftimin se Këshilli Gjyqësor i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryetarit Hasan Shala, për shtimin e numrit të gjyqtarëve në këtë institucion.
Siç raportohet përmes një komunikate për medie, KGJK-ja ka marrë vendim që të shpallë konkurs për dhjetë gjyqtarë.
“Duke e mirëpritur këtë vendim, Gjykata e Apelit, shpreson se procedurat për rekrutimin e tyre do të kryhen sa më shpejt që është e mundur, pasi që nevoja për ta është tejet e madhe”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se Gjykata e Apelit si gjykata e shkallës se dytë, në vazhdimësi ka qenë e ngarkuar më një numër jashtëzakonisht të madh të lëndëve, ku vetëm në vitin 2017, ka pasur në punë mbi 24 mijë të tilla, prej te cilave 11 mijë të trashëguara nga vitet paraprake. Nëse këtë numër e pjesëtojmë me atë të gjyqtarëve, që janë 35, i bije që secili nga ta ka pasur në sirtarë rreth 700 lëndë.
-
Kreu i Apelit kritikon KGJK-në për mosrritje të numrit të gjyqtarëve
-
Pesë gjyqtarë të rinj nisin punën në Gjykatën e Apelit
-
Gjykata e Apelit zgjidhi 1200 lëndë më shumë se në vitin 2016
-
Gjykata e Apelit rrit efikasitetin në zgjidhjen e lëndëve
-
Ish-kryetari i Apelit konsideron se Këshilli Gjyqësor ka bërë hap përpara nën drejtimin e Zogajt