Gjykata e Apelit e Kosovës, gjatë muajit të fundit, ka shënuar rritje të konsideruar të efikasitetit në raport me muajt e kaluar.
Kjo gjykatë, përmes një komunikate për media, thotë se bazuar në të dhënat statistikore del se në prill të viti 2017, në Gjykatën e Apelit janë pranuar 984 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 1082, që do të thotë se janë kryer rreth 100 lëndë më shumë se sa janë pranuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo është hera e parë në historinë e këtij institucioni që numri i lëndëve të zgjidhura është kaq i madh në raport më numrin e lëndëve të pranuara, për një muaji. Përndryshe nga kjo shifër, shumica e lëndëve të kryera janë të natyrës civile 427, pastaj penale 406, penale krime të rënda 178 etj”, thuhet në komunikatë.
“Megjithatë, pavarësisht angazhimit të madh të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, numri i lëndëve të pa përfunduara vazhdon të jetë i madh, si rrjedhojë e lëndëve të grumbulluara”, theksohet më tej në komunikatë.
Aktualisht, sipas kësaj komunikate, në sirtarët e kësaj gjykate presin për të marr vendimin final edhe 11 mijë e 927, nga to 11 mijë e 534 lëndë të trashëguara nga viti 2017, ndërsa shumica dërmuese të lëmit civil.
Në Gjykatën e Apelit aktualisht punojnë 34 gjyqtarë, numër ky i pa mjaftueshëm në raport më lëndët që vinë prej 7 gjykatave themelore.