(Kosovapress) - Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në një konferencë për media ku është prezantuar puna gjashtëmujore, ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka arritur të përmbush kërkesat e Gjykatës së Apelit, dhe se aktualisht kanë vetëm 11 gjyqtarë.
Shala i cili për herë të fundit iu adresua mediave si kryetar i Gjykatës së Apelit, pasi i përfundon mandati, tha se përkundër presioneve të shumta ka arritur që detyrën e tij ta kryej me sukses.
Ai më tutje ka thënë se në vitin 2021 mbi 10 mijë lëndë janë bartur nga vitet e kaluara, ndërsa brenda këtij viti janë pranuar mbi 9200 lëndë.
Ai tha se ka shkuar me shumë ngecje trajtimi i lëndëve të pazgjidhura në departamentin civil dhe kjo si pasojë e mungesës së gjyqtarëve.
Shala tha se KGJK nuk ka arritur të përmbush kërkesat e Gjykatës së Apelit, dhe se aktualisht kanë vetëm 11 gjyqtarë.
“Tek lëndët e korrupsioni kemi lëndë që kanë bazën juridike korrupsion në vitin 2020 kemi hyrë me 20 lëndë, 39 janë pranuar në vitin 2021 deri më tani në total kemi 59, 45 lëndë janë kryer edhe 14 janë në pritje”, tha ai.
Kreu i Apelit ka bërë të ditur se tashmë është në përfundim të mandatit të tij si kryetar derisa ka listuar disa nga të arriturat e këtij institucioni gjatë mandatit të tij.
Edhe
Ish-kryetari i Apelit konsideron se Këshilli Gjyqësor ka bërë hap përpara nën drejtimin e Zogajt
”Është rritur numri i lëndëve të zgjidhura. Është rritur në mënyrë të konsiderueshme por jo i mjaftueshëm. Pa i rritur numri i gjyqtarëve nuk mund të këtë efikasitet”, tha ai.
Shala shtoi se përkundër presioneve të shumta qoftë nga ndërkombëtarët por edhe vendorët, ka arritur që punën e tij ka kryer me profesionalizëm.
“Janë përmirësuar kushtet e punës të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës dhe është funksionalizuar divizioni i Gjykatës së Apelit në Veri të Mitrovicës, ndonëse ka pasur tendenca dhe presione, mirëpo nuk kam lejuar për asnjë moment që të punoj në kundërshtim me infrastrukturën ligjore të Kosovës dhe kundrejt interesit të drejtësisë. Kam pasur vërtetë personalisht presione dhe shqetësime nga ana e ndërkombëtarëve por edhe vendorëve që të shkel edhe atë marrëveshje të drejtësisë të arritur në Bruksel, është bërë kërkesë dhe presion i madh që të lëndët që në pjesën jugore të gjashtë komunave me shumicë serbe në Kosovës të gjykohen në gjykohen në divizionin në Mitrovicë, por as marrëveshja, as infrastruktura ligjore nuk e lejon këtë. Kam qenë këmbëngulës që nuk mund të gjykohen në divizionin në Mitrovicë por kanë me u gjykuar në Gjykatën e Apelit nga panelet që ne i përcaktojmë“, tha ai.