Një trafo e rrymës është përfshirë nga flakët të enjten pasdite në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.
Trafoja është shumë afër banesave dhe shumë herë është raportuar për rreziqet që ajo ua sjell banorëve të kësaj rruge.
Intervenimi nga zjarrfikësit ka qenë i shpejtë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e ndërtesave rreth Parkut të Qytetit ka mbetur pa energji elektrike për rreth dy orë.
Banorë të kësaj lagje kanë shprehur shqetësimin dhe kanë thënë se zjarrfikësit kanë intervenuar për 15 minuta. Ata sërish kanë shprehur shqetësimin për afërsinë e trafos me ndërtesën.
Artikuj të ngjashëm