Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Merr flakë avioni i linjës Ankona-Tiranë, bën ulje emergjente

Një incident i rëndë ka ndodhur me avionin e kompanisë “Blu Panorama”, i linjës Ankona-Tiranë.

Burimet thanë se kabina e avionit dhe njëri prej motorëve kanë marrë flakë në ajër, pak minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti në Itali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avioni kishte 100 persona në bord, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Avioni ka arritur të bëjë ulje emergjente sërish në Ankona.

Burimi sqaroi se udhëtimi ishte i kompanisë ‘Blu Panorama’, ndërsa avioni i postës italiane “Mistral Air”.