Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Evropa ka nevojë për një Ballkan perëndimor stabil dhe me integritet të plotë territorial të shteteve.
Gjatë një vizite zyrtare në Shkup, Merkeli është pyetur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton KTV.
“Kur shikoni në hartë, e vëreni që Ballkani Perëndimor është vendimtar për stabilitetin e gjithë BE-së. Kjo është arsyeja pse ua kemi dhënë të gjitha vendeve mundësinë e anëtarësimit. Unë besoj se integriteti territorial është pikë e rëndësishme fillestare për t’i bashkuar rajonet, kësisoj një bashkëpunim më i ngushtë mund të bëhet kur të gjithë të jenë të anëtarësuar në BE”, ka thënë Merkel.
Gjermania edhe javën e kaluar paralajmëroi se shkëmbimi i territoreve mund të ngjallë tensione etnike.
Kancelarja gjermane, Merkel, vizitoi Shkupin për të bërë thirrjen përfundimtare për maqedonasit që të votojnë në mbështetje të anëtarësimit në BE dhe NATO, si dhe për marrëveshjen me Greqinë në referendumin e shumëdiskutuar.
Edhe
Merkel: Evropa ka nevojë për një Ballkan me integritet të plotë territorial
Merkeli u takua me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, me ç’rast tha se maqedonasit kanë mundësi historike në referendumin e 30 shtatorit, ku pyetja do të jetë se “A jeni në favor të anëtarësimit në NATO dhe BE dhe a pranoni marrëveshjen e emrit të Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë?”.
Përndryshe, në qershor, NATO e ftoi Maqedoni të fillojë bisedimet për anëtarësim në aleancën ushtarake, pas marrëveshjes së rëndësishme me Greqinë për emrin.