Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meridian Express me kampanjën “Barazo Faturën” dhuron 4207.92 euro

Për vitin e shtatë me radhë rrjeti i marketeve të lagjes në Kosovë, Meridian Express në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve vazhduan fushatën tradicionale ”Barazo Faturën”.

Përmes kësaj fushate që është mbajtur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë konsumatorët e Meridian Express kanë pasur mundësinë të kontribuojnë për SOS Fshatin në gjithë rrjetin e dyqaneve të Meridian Express.

Image

Agon Gashi, Drejtor Ekzekutiv në Meridian Express, thotë se jemi shumë të lumtur që në bashkëpunim me konsumatorët tanë, të cilët edhe në kohë pandemie, u treguan zemërgjerë që të ndihmojmë dhe kontribuojmë në përmirësimin e kushteve për fëmijët e SOS Fshatit. Ne zgjodhëm, 1 qershorin, ditën e fëmijëve për të ju dorëzuar çekun duke uruar që të gjithë fëmijët të jetojnë shëndetshëm, të barabartë dhe të kenë mirëqenie sociale.

“Ne si SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë besojmë se asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm. Natyrisht, se puna jonë do të ishte e pamundur pa donacione dhe përkrahje nga komuniteti, përkrahje kjo që ju mundësojnë fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes, që thjesht të jenë fëmijë. Faleminderit Meridian Express-it dhe konsumatorëve të saj që vazhdimisht ndihmojnë fëmijët tanë” shtoi Albana Zogu Morina – Përgjegjëse për Mbledhjen e Fondeve në SOS Fshatrat e Kosovës.

Image

Këtë vit, mjetet e grumbulluara do të dedikohen për arsimimin e fëmijëve të kësaj qendre.

Edhe Edhe këtë vit, bashkë me klientët tanë për SOS Fshatin Reklama Edhe këtë vit, bashkë me klientët tanë për SOS Fshatin

Meridian Express vazhdon të jetë njëra nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë dhe këtë e dëshmon dhe çmimi për filantropi, ai i “FIDES – në nivel koorporativ, fitues i çmimit për Përgjegjësi sociale nga CSR Kosova si dhe MIK i fëmijëve nga KOMF.

*Artikull i sponsorizuar