Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë kthimit të tyre nuk ballafaqohen me pritje të gjata vetëm në pikat kufitare Kosovë-Serbi.
Pritjet raportohen të jenë maratonike edhe në dalje me kufirin Serbi-Kroaci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexuesit e albinfo.ch kanë njoftuar se në kufirin në mes të Serbisë dhe Kroacisë janë zgjatur me dhjetëra kilometra kolonat e automobilave me emigrantë kryesisht shqiptarë, që kthehen në shtetet perëndimore nga Kosova dhe Maqedonia.
Siç bën të ditur një lexues i albinfos.ch përmes një video shihen veturat në kolona duke i rënë borive të revoltuar me neglizhencën e autoriteteve serbe dhe kroate.
Madje në video shihen veturat me targa serbe që përcillen në anën e kundërt të autostradës nga policia serbe derisa emigrantët mbeten të ngujuar në kolona me disa kilometra.
Videot mund t’i shihni në Albinfo.ch