Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mërgimtarët përballen me kolona të gjata në kufirin Serbi – Kroaci dhe Kroaci – Slloveni

Mërgimtarët janë duke u përballur me kolona të gjata në kufirin Serbi – Kroaci dhe Kroaci – Slloveni.

Mërgimtarë për KOHËN kanë treguar se në këto pika kufitare kolonat janë të gjata deri në 15 kilometra, e po duhet të presin me orë të tëra.

Numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë para festës së Bajramit ishte mjaft i madh, ndërsa është rritur numri i mërgimtarëve që po rikthehen në vendet ku jetojnë. Derisa në kufi me Kosovën, më së tepërmi kolonë ka pasur në Merdare deri 500 metra, në kufijtë Serbi – Kroaci dhe Kroaci – Slloveni situata është dukshëm më ndryshe.

{gallery}