Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mërgimtarët presin deri në 7 orë në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë

Fluksi i madh i bashkatdhetarëve për t’i kaluar pushimet në vendlindje ka bërë që të krijohen kolona të gjata të automjeteve në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Ata kanë treguar se në temperatura të larta kanë pritur deri në 7 orë për të hyrë nga Serbia në Kosovë. Për pritjet e gjata ka raportuar edhe Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar

Dalja jashtë veturave e edhe ecja më këmbë sikur ua bënte më të lehtë bashkatdhetarëve përballjen me temperaturat e larta gjatë pritjes së tyre disaorëshe në kufi. Numri i madh i mërgimtarëve që kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës dhe procedurat e kontrollit kanë ndikuar në krijimin e kolonave të gjata në kufirin Kosovë-Serbi. Mërgimtarët që hynë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë treguan se kanë pritur deri në shtatë orë. Në këtë pikë kufitare, sipas mërgimtarëve, radhët e veturave që prisnin për të hyrë kanë qenë të gjata.

Muhamet Maliqi, që ka ardhur për pushime në Kosovë nga Italia, tregon se lodhjen më të madhe e përjetoi në kufirin te Dheu i Bardhë.

“Po, më shpejt kam ardhur nga Zagrebi deri këtu se këtë kufi që e kalova këtu, që jemi duke pritur qe 7 orë. Prej orës 7, sa është ora, dikur rreth 14 tash… deri në Bujanoc e ke kolonë. Nja 20 km po”, ka thënë Maliqi.

Për pritje të gjata kanë rrëfyer edhe qytetarët e tjerë gjatë mesditës së të premtes.

“Rrugën krejt mirë, por këtu na kanë lodhë. Na kanë këput krejt… Prej 8 jam këtu deri qetash. Në kufi tjerë super. Këtu kemi pritë shumë, na ra goxha gjatë, po çka me ba”, është shprehur një mërgimtar që nuk ka dashur të prezantohej.

Edhe Pritje jo të gjata në hyrje të Kosovës, mërgimtarët thonë se nuk kanë pasur probleme nëpër Serbi LAJMET E MBRËMJES Pritje jo të gjata në hyrje të Kosovës, mërgimtarët thonë se nuk kanë pasur probleme nëpër Serbi

E një mërgimtar që erdhi me veturë nga Gjermania përmendi edhe disa probleme që, sipas tij, janë të përvitshme.

“Jemi prej orës 7 duke pritur këtu në kolonë kah ana e Bujanocit, shumë kolonë, nuk punojshin. Kishte parregullsi të mëdha. U futnin pa rend, kalojshin si gjithmonë si ja bëjnë tek ne. Merrshin pare, ryshfet edhe i kalojshin. Prej orës 7 jemi, është ora 13 tash”, ka thënë ai.

E Ahmet Xhemali ka treguar se si e shmangu kolonën.

“Jam kthy, këtu kam pritë dy orë edhe jam kthye. Kam hyrë tjetër kah krejt. Tash erdha sigurimin me e ba”, ka thënë Xhemali.

Kolona e pritje deri në një orë pati edhe për daljet përmes kësaj pike kufitare.

Edhe Deri në dy orë e gjysmë pritje në Merdarë Arbëri Deri në dy orë e gjysmë pritje në Merdarë

Bazuar në të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarëve gjatë mesditës u është dashur që të prisnin deri në 5 orë për të hyrë nga Dheu i Bardhë në Kosovë e 60 minuta për të dalë.

Këtë verë fluksi i mërgimtarëve që kanë hyrë nga Merdar ka qenë relativisht i ulët. Sipas të dhënave të kësaj qendre, pritjet për hyrje-dalje zgjasin pesë minuta.

Fluks të madh të qytetarëve që kanë ardhur nga vendet evropiane ka pasur edhe në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar, Valentina Gara, ka bërë të ditur se në gjashtëmujorin e parë ka rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve për mbi 15 për qind.

“Për 6-mujorin e parë kemi rritje mbi 15%. Vitin e kaluar pothuajse kemi arritur shifrën prej 3 milionë udhëtarësh, ndërsa këtë vit presim ta arrijmë dhe ta tejkalojmë shifrën prej 3 milionë udhëtarëve”, ka thënë Gara.

Edhe Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, te Dheu i Bardhë pritjet deri në 40 minuta Arbëri Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, te Dheu i Bardhë pritjet deri në 40 minuta

Sipas të dhënave të prezantuara nga Aeroporti, Zvicra dhe Gjermania në periudhën janar-qershor prijnë me numrin më të madh të udhëtarëve.

Korriku dhe gushti janë muajt që shfrytëzohen më së shumti për pushime në vendlindje nga mërgimtarët. Jo zyrtarisht thuhet se numri i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë aktualisht, sidomos në vendet e Evropës dhe SHBA, arrin në afro 1.5 milionë. Ky komunitet ka ndikim vendimtar në ekonominë, përkatësisht mirëqenien sociale në Kosovë. Mbi 2 miliardë euro është shuma që ata dërgojnë apo shpenzojnë në Kosovë.