Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mendim Rugova emërohet koordinator për çështje të ambientit, Rexhep Hoti – për kulturë

Qeveria e Kosovës ka emëruar Mendim Rugovën koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit.

Po ashtu është emëruar Rexhep Hoti, koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport në Republikën e Kosovës.

Mendim Rugova është djali i madh i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Këto vendime, Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka marrë më mbledhjen e sotme, ku përveç këtyre vendimeve, u miratua edhe urdhri për obligimin e ministrave, për zbatimin e Udhëzimit administrativ për udhëtimet zyrtare.