Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (SHSUK), Pranvera Zejnullahu-Raçi, nuk ka komentuar vrasjen e shtatzënës në oborrin e Gjinekologjisë.
Ajo pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është pyetur nga gazetarët se a do të jap dorëheqje dhe nëse fëmija në barkun e shtatzënës së vrarë do të mund të shpëtohej.
Por Zejnullahu-Raç nuk ka folur fare para mediave.
KOHA ka pyetur SHSKUK-në lidhur me atë se pse nuk është bërë përpjekje nga mjekët që fëmija të shpëtohet. Po deri në këto momente nuk ka marr përgjigje.
Shtatzëna 35-vjeqare dyshohet se të mërkurën mbrëma është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti, me të cilin ka qenë në proces të ndarjes. I dyshuari për vrasje gjendet ende në arrati.
-
1 vit pas vrasjes së shtatzënës – rasti pa epilog
-
Jep dorëheqje u.d. e drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi
-
LDK: Me policët e suspenduar duhet të shkojë edhe ministri
- S’ka sqarime. S’ka shpjegime. Hetimet vazhdojnë.
-
Asnjë mjek nuk tentoi ta shpëtonte foshnjën në barkun e shtatzënës së vrarë para Gjinekologjisë