Menaxhmenti i kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena”, i cili drejtohet nga aksionari austriak “Moser Group” po përballet me aktakuzë për shkelje të ligjit, shkruan sot Koha Ditore.
Këtu përfshihet shitja e automjeteve dhe kontejnerëve të kompanisë, falsifikimi i dokumentit zyrtar, ushtrimi i ndikimit si dhe një kallëzim penal i cili është duke u shqyrtuar në prokurori për shkëputje të kontratave në mënyrë të jashtëligjshme për 17 punëtorë të kësaj kompanie.
Senad Ramaj, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv, ka aktakuzë të ngritur për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Ai akuzohet se në bashkëveprim me zyrtarë tjerë të kompanisë ka përpiluar një dokument duke formuar një komision për shitjen e mjeteve dhe aseteve të prishura dhe në bazën e atij vendimi i ka shitur disa asete të kompanisë…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Prokuroria e Gjilanit ushtron kallëzim penal ndaj menaxhmentit të “Ecohigjienës”
-
Ndërpritet partneriteti i Gjilanit me austriakët për kompaninë e pastrimit
-
Nis hetimi i ri ndaj ish-kryetarit të Gjilanit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave
-
Aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të “Pastrimit” për abuzim me punësime