Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti sot në konferencën për media informoi për gjendjen dhe sfidat në realizimin e të drejtës së refugjatëve nga Kosova (të komunitetit romë, ashkali, egjiptian) të cilët tashmë 18 vite ndodhen në vend dhe akoma janë pa status të zgjidhur juridik.
“Këta persona jetojnë në kushte të këqija, pa mjete ekzistence, pa mbrojtje shëndetësore, pa mundësi për të marrë numra amë për fëmijët e tyre dhe realizimin e të drejtave të tyre. Në mesin e tyre ka refugjatë të cilëve Sektori për Azil u jep dokument me të cilin personi është në fazën e ashtuquajtur të kthimit të suspenduar”, tha Memeti, raporton AA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi theksoi se për shkak të kësaj gjendjeje, personat refugjatë u drejtuan deri tek Avokati i Popullit. Memeti tha se gjashtë raste janë marrë nga Shoqata e Juristëve të Rinj dhe se bëhet fjalë për gjashtë fëmijë. “Bëhet fjalë për fëmijë që nuk kanë të drejta sepse nuk u jepen numra amë, ndërsa kjo bie ndesh me Konventën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”, tha Memeti.
Avokati i Popullit theksoi se sipas UNHCR-së, nga gjithsej 605 persona refugjatë të regjistruar nga Kosova, 154 janë me të ashtuquajtur kartona të verdhë, me kërkesë të refuzuar për azil dhe me status të pushuar të mbrojtjes subsidiare. Ai tha se këtyre njerëzve u ndihmon vetëm UNHCR-ja, Shoqata e Juristëve të Rinj dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.
“Një e treta e tyre janë fëmijë të cilët doemos dhe duhet të gëzojnë mbrojtje të veçantë”, tha Memeti. Ai më tej shtoi se janë shqetësuese shifrat se nga Komisariati i Lartë kemi marrë një shifër se 159 persona kanë karton të verdhë. Nga Shoqata Juristët e Rinj që i përfaqësojnë në gjykata thonë se 140 janë me status të tillë që është jashtë ligjit por nga MPB-ja thanë se kanë marrë shifër se me status të tillë janë vetëm 14 persona.
Sipas Qendrës për integrim të refugjatëve dhe të huajve në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale 499 persona kanë kërkuar pranimin e të drejtës së azilit në Maqedoni.
Një pjesë e tyre janë vendosur në njësitë banesore, gjegjësisht banesa sociale, ndërsa një pjesë në shtëpi të marra me qera. Për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën gjenden refugjatët e Kosovës të cilët qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë më shumë se 18 vite, Avokati i Popullit tha se Qeveria dhe organizatat seriozisht duhet t’i qasen kësaj çështjeje, me qëllim që këtyre personave t’u sigurohet qasja në të drejtat, me ç’rast theksoi disa rekomandime.