Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mehmeti flet për investimet kapitale në Prishtinë

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka folur për investimet kapitale në kryeqytet.

Ndër të tjera në emisionin “038” të KTV-së, ai ka përmendur edhe rrethrrotullimin në lagjen ‘Arbëria’ ku ka thënë se për vazhdimin e punimeve duhet të lëvizin disa varreza.

Mirëpo lëvizjen e tyre nuk mund ta bëjnë pa miratimin e familjarëve për të cilët Mehmeti thotë se nuk gjenden në Kosovë.

“Është një projekt shumë me rëndësi dhe sipas projektit një pjesë i prekë varrezat ortodokse. Sipas projektit duhet të ketë lëvizje të varrezave por nuk mund t’i lëvizim pa pëlqimin e familjarëve të cilët nuk janë në Kosovë dhe janë serbë. Varrezat janë çështje e ndjeshme dhe nuk mund të bëjmë asgjë pa marrë pëlqimin e familjarëve edhe pse kjo rrugë është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.

Lidhur me problemet me kanalizim në lagje të ndryshme të Prishtinës, ai ka treguar për vendosjen e kolektorëve në disa lagje, e mes tyre edhe në lagjen ‘Emshir’.

Edhe Investimet në infrastrukturë, drejtori Xhaferi u përgjigjet prishtinasve Arbëri Investimet në infrastrukturë, drejtori Xhaferi u përgjigjet prishtinasve

Ai ka thënë se punët në këtë lagje janë shtyrë për shkak të problemeve pronësore.

“Kemi dy projekte që janë në fazën finale, kemi të bëjmë me lagjen ‘Emshir’. Deri tash do të kishin përfunduar po të mos kishin qenë problemet pronësore. Bazuar në rrethanat e deritanishme besoj që do të përfundojnë shumë shpejt”, ka thënë Mehmeti.

Ndërkaq për rregullimin e rrugëve në Kolovicë, ai ka thënë se janë paraparë 315 mijë euro për infrastrukturë.

“Rrugën ‘Gjeravica’ e kemi të paraparë ta rregullojmë. Janë 315 mijë euro të parapara për infrastrukturë në Kolovicë”, tha ai.

Edhe Mehmeti thotë se infrastruktura në Prishtinë është më mirë se që po paraqitet Arbëri Mehmeti thotë se infrastruktura në Prishtinë është më mirë se që po paraqitet

Ndërkaq për fshatrat e Gollakut, Mehmeti ka thënë se është prioritet i Komunës që këtë vit të rregullohet infrastruktura e tyre.

“Është paraparë edhe rregullimi i fshatrave si Prapashtica edhe fshatrat tjera. Në të gjitha fshatrat do të ketë investime. Ne e kemi prioritet asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve në Gollak, në zonat ku ka banime”, tha ai.