Dy varre ortodokse serbe janë bërë pengesë për përfundimin e rrugës që lidh dy rrethrrotullime të rëndësishme në Prishtinë.
Projekti për kyçjen e rrethrrotullimit të lagjes “Lakrishtë” me atë në “Arbëri”, parasheh që rruga të prekë hapësirën e varrezave, raporton KTV.
Për vazhdimin e punimeve duhet të lëvizen këto dy varreve, mirëpo familjarët e personave të varrosur, që sipas komunës, jetojnë jashtë Kosovës, ende nuk e kanë dhënë miratimin e tyre.
Gëzim Mehmeti, drejtor për Investime Kapitale në Prishtinë, thotë se do të bëjnë çmos që të tejkalojnë këtë pengesë dhe punimet e lëna në gjysmë të vazhdojnë.
Banorët e lagjes “Arbëria” kërkojnë zgjidhje të kësaj situate, pasi këtë rrugë e vlerësojnë si shumë të rëndësishme për ta.
Komuna ka njoftuar se është afër marrëveshjes me Infrakosin, e cila kundërshton po ashtu që rruga të kalojë mbi hekurudhë.
-
Ndërtimi i unazës së brendshme të Prishtinës, pritet lirimi i komunikacionit
-
Lëshohet për qarkullim ura që lidh “Lakrishten” me “Arbërinë”
-
Mehmeti flet për investimet kapitale në Prishtinë
-
Shmanget mbikalimi në Prishtinë, qytetarët përdorin shkallë të improvizuara për të dalë nga Qendra në Arbëri
-
Komuna e Prishtinës del me sqarim për bllokimin e rrugëve