Është lëshuar për qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në lagjen “Lakrishta” në Prishtinë e që e lidh këtë lagje me “Arbërinë”.
Komuna e Prishtinës ka thënë se përmes qarkullimit nëpër këtë urë do të rregullohet rrjedha e trafikut në këtë pjesë shumë të frekuentuar të kryeqytetit.
Lexo edhe: Dy varre serbe po i bllokojnë punimet në rrugën që lidh Lakrishten dhe Arbërinë në Prishtinë
“Prej sot është lëshuar në qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në Lakrishte, që është pjesë e unazës qendrore të Prishtinës. Qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në këtë pjesë shumë të frekuentuar të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Riorientohet komunikacioni te rrethi në “Lakrishte”
-
Komuna rikthen qarkullimin e mëparshëm në dy rrugët në Lakrishte
-
Dy varre serbe po i bllokojnë punimet në rrugën që lidh Lakrishten dhe Arbërinë në Prishtinë
-
Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë – Ferizaj
-
Lëshohet për qarkullim autostrada Prishtinë-Prizren