Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi.
“Aktualisht po operojmë me kontigjentin e specializuar të FSK-së në provincën Hatay, që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Mehaj ka thënë se, ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpërtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera.
“Në takim me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, njoftova zyrtarët civil, këshilltarët bilateral dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi. Aktualisht po operojmë me kontigjentin e specializuar të FSK-së në provincën Hatay, që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar. Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpërtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera. Urojmë që të ketë të tjerë të mbijetuar, ndërsa pjesëtarët tanë të vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre”, ka thënë Mehaj.
-
Ushtarët e FSK-së po operojnë në rajonin më të goditur të Turqisë
-
FSK-ja e gatshme të ndihmojë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Marok
-
Mehaj: Jemi në dispozicion me të gjitha kapacitetet në Pejë
-
Komandanti që udhëhoqi FSK-në në Turqi: Shpëtuam katër persona nga rrënojat
-
Zhvillime kyçe pas tërmetit në Turqi dhe Siri